Një 63-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer disa veprime të turpshme me një të mitur.

Rezulton se e mitura është fqinja e tij.

Po ashtu në Tiranë është kryer një vjedhje, ku dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një punonjës argjendarie që shpërndante porositë online. Atij u vodhën disa aksesore floriri, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë.