Shtëpia botuese  ‘’PAGINE’’ me seli në Romë/Itali u themelua në 1992 nga Dr. Letizia Lucarini, e cila është një nga botueset më të reja italiane.

‘’Pagine’’ synon të mbulojë sektorë të ndryshëm të një aktiviteti aq të gjerë siç është ai letrar, duke filluar nga dy linja kryesore, një e rezervuar për botimin e revistave të specializuara në një nivel të lartë kulturor dhe një kushtuar teksteve universitare dhe shkollore; për më tepër, ‘’Pagine’’ ndjek nisma të ndryshme që lidhen me botën e poezisë.

Në një nga këto nisma është përfshirë dhe autorja nga Durrësi Gladiola Busulla me disa nga poezitë e saj të përkthyera në gjuhën italiane. Për më tepër ndiqni linkun në vijim.

http://autori.poetipoesia.com/minisiti-gladiola-busulla/?fbclid=IwAR0QlC0hy4VaWtoiZLyOqJ03UjfNQjU-7Bf1T7IQ8yQbaC78iqqtY1CuhWo