Hysen Myshketa lindi në Durrës në vitin 1887 dhe kur nisi punën në gjykatën e qytetit nisi të ndihmonte në çështjen kombëtare, duke u kthyer në një pikë referimi për lëvizjen patriotike durrsake brenda administratës osmane. 

Ndryshe nga shumë të tjerë, ai ishte në krah të Ismail Qemalit dhe Nikoll Kaçorrit, në përpjekjen për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Gjithashtu Hysen Myshketa ishte mbështetës i zjarrtë i Mbretit Vid dhe shumë shpejt u përball me armiqësinë e Esat Toptanit dhe më vonë të Ahmet Zogut.

Ai e humbi jetën më 10 tetor të vitit 1943, pas një atentati që i bënë komunistët, duke e plagosur rëndë pas kokës, deri sa ndërroi jetë. Hysen Myshketa është një nga pinjollët e familjes, mbiemrin e së cilës e gjejmë në dokumentet që i përkasin Durrësit të paktën që nga fillimi i shekullit XVIII. 

Mësoni më shumë për historinë e pinjollëve të Familjes Myshketa, duke klikuar KËTU dhe njihuni me kontributin e tyre në sipërmarrjen e qytetit, jetën politike, arsimin dhe muzikën. /Amfora.al