Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me presidenten e organizatës jofitimprurëse, “Sesame Workshop”, ka takuar ditën e sotme disa familje nga Afganistani, që janë strehuar në një nga resortet në Durrës.

Pëmes një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se për shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë dhe nga kodi i shqiptarëve për të tilla raste.

Ndërsa shton se “vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur”.

Postimi i plotë:

Durrës

Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Westin, Presidente e Sesame Workshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit. Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur.