Në prag të sezonit turistik, Bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive.
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako njofton se shumë prej hapësirave publike janë zaptuar nga individë apo subjekte private, duke penguar qytetarët të shfrytëzojnë lirshëm vijën bregdetare.
“Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit,” shkruan Sako ndër të tjera.