Bashkia Durrës ka publikuar në faqen zyrtare të saj emrat e fituesve të konkursit të mbajtur më datë 8 gusht, për të plotësuar disa prej vendeve vakante në këtë institucion dhe drejtoritë në varësi.

Por ajo që bie në sy, ndryshe nga herët e tjera është se bashkia ka dështuar në plotësimin e disa prej vendeve të lira të punës me kandidatë fitues.

Ajo që bie në sy në listën e publikuar është se krahas vendeve për të cilët janë përzgjedhur kandidatët fitues, në disa pozicione të tjera ose nuk ka pasur fitues, ose nuk ka pasur kandidatë në garë për atë pozicion.

Shpesh konkurset e organizuara nga bashkia paragjykohen nga një pjesë e qytetarëve, të cilët flasin për emra të përzgjedhur që më përpara si dhe për garë fiktive.

Mungesa e kandidatëve për disa pozicione apo mos gjetja e kandidatëve të përshtatshëm në konkursin e datës 8 gusht nuk dihet nëse lidhet me bojkotin që të interesuarit i kanë bërë këtyre vendeve vakante apo me mos dëshirën për t’u bërë pjesë e një konkursi të paragjykuar që në krye të herës.

Lista me kandidatët fitues dhe vendet e mbetura vakante:

Për pozicionin Inspektor pranë Lagjes nr.5, fitues është Zj.Florina Deҫka.
Për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Turizmit fitues është Z.Lorenc Smajli.
Për pozicionin Jurist pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike Publike, fitues është Zj.Kamela
Braho.

Për pozicionin Specialist Shërbimesh pranë Njësisë Administrative Sukth , fitues është
Z.Xhevair Çaushi.
Për pozicionin Specialist në Sektorin e Promovimit të Qytetit pranë Drejtorisë së Turizmit, fitues
është Zj.Marҫela Llanaj.
Për pozicionin Specialist në Sektorin e Promovimit të Qytetit pranë Drejtorisë së Turizmit, fitues
është Zj.Sara Trebicka.
Për pozicionin Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve pranë Drejtorisë Projekteve dhe
Infrastrukturës Publike, nuk ka fitues.
Për pozicionin Specialist në Sektorin e Projekteve Publike pranë Drejtorisë Projekteve dhe
Infrastrukturës Publike, nuk ka fitues.
Për pozicionin Specialist Ing. Ndërtimi pranë Drejtorisë Arsim Kulturës Rinisë Sporteve dhe
Komuniteteve Fetare, nuk ka fitues.
Për pozicionin Përgjegjës pranë Tregut Agro/Bujqësor, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave
Vendore, nuk ka fitues.
Për pozicionin Specialist në Sektorin e Bujqësisë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk ka
fitues.

Për pozicionin Inspektor Veterinar në Sektorin e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së
Konsumatorit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk ka pasur kandidatë për konkurim.
Për pozicionin Specialist Shërbimesh pranë Njësisë Administrative Manëz, nuk ka pasur
kandidatë për konkurim.