Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka deklaruar se socialistët e thjeshtë nuk kanë asnjë lidhje me “Rilindjen” qeverisëse.

Sipas tij kryeministri Rama nuk meriton të dalë nga shtëpia në rrugë ndërsa e ka cilësuar si turp të madh faktin që kreu i qeverisë shëtit mes qytetarëve.

Berisha vijoi më tej duke deklaruar se mazhoranca sot është një organizatë kriminale që Shqipëria duhet ta largojë një minutë e më parë nga pushteti.

“Ai përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij nga mëngjesi në darkë. Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes.

More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë! Me veprimet e tyre ata krijojnë dhimbje e varfëri njëlloj si te socialistët e të tjerët me radhë. Nuk kanë interesa ata. Këta sot janë një organizatë kriminale që Shqipëria duhet ta largojë një minutë  më parë nga pushteti”, deklaroi Berisha ndër të tjera.