Policia i ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, pasi kishin mbetur në mes të malit në Tropojë, në zonën e quajtur “Curraj i Epërm” janë gjetur sot nga policia.

Turistët gjermanë nuk mund të vazhdonin ecjen ditën e djeshme, për shkak të lodhjes dhe errësirës.

U desh ndërhyrja e policisë për t’i shpëtuar dy turistët të cilët kishin mbetur në malin në zonën “Curraj i Epërm”.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur, efektivët e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.