Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pak minuta më parë pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave të Primareve 2025 për qarkun e Durrësit.

Bylykbashi, i cili ka njdekur nga afër dje procesin e votimit, shkruan se ka qenë proces i jashtëzakonshëm, me një pjesëmarrje rekord prej 4,920 anëtarësh. Ai thekson nga ana tjetër se numërimi u zhvillua për 12 orë pa ndërprerje, me transparencë dhe akses të plotë për të gjithë kandidatët dhe median, duke legjitimuar rezultatin dhe forcën e procesit.

“Sot, në orën 09:00, u përmbyll numërimi i votave të Primareve 2025 për qarkun e Durrësit!

Një proces votimi i jashtëzakonshëm, me një pjesëmarrje rekord prej 4,920 anëtarësh:

Durrës: 2,753 votues

Shijak: 877 votues

Fushë-Krujë: 718 votues

Krujë: 572 votues

Entuziazmi dhe përkushtimi i demokratëve treguan qartë energjinë e fitores më 11 Maj!

Numërimi u zhvillua për 12 orë pa ndërprerje, me transparencë dhe akses të plotë për të gjithë kandidatët dhe median, duke legjitimuar rezultatin dhe forcën e procesit tonë.

Falenderoj komisionerët dhe numëruesit për punën fantastike, shpesh nën ngarkesë të jashtëzakonshme.

Respektojmë kompetencën e KOKOE për shpalljen e rezultateve dhe urojmë suksese të gjithë kandidatëve që kaluan pragun kualifikues! Një falënderim i veçantë për çdo kandidat që dha një garë të denjë dhe konkurruese, duke elektrizuar anëtarësinë anekënd vendit!

Nga ky moment, ecim të sigurt drejt fitores më 11 Maj!”, përfundon Bylykbashi.

LEXONI EDHE: