Lidhur me ngjarjen ku Policia Bashkiake Durrës është paraqitur pranë shkollës artistike “Jan Kukuzeli” për të marrë çelësat e sallës “Black Box”, në të kundërt do të ndërronte bravën e derës, drejtoresha e këtij institucioni arsimor Adriana Gjepali ka dhënë versionin e saj për “DurrësLajm”.

“Nuk ka një urdhër ligjorë, apo një shkresë ligjore, nuk jemi njoftuar për marrjen e çelsave dhe ndrimin e bravës. Policia Bashkiake kërkon të zbatojë ligjin, ne nuk pranojmë se nuk kemi njoftim zyrtar.”, tha ndër të tjera Gjepali.

Ndër aktiviteti i cili ishte planifikuar pasditen e sotme në sallën “Black Box” është zhvendosur për t’u realizuar në Qëndrën Kulturore për Fëmijë. Ndërsa aktiviteti i parashikuar për paraditen e së enjtes, nuk dihet nëse do të anulohet apo do të mbahet në sallën “Black Box”.