Në KZAZ-në e Shijakut janë numëruar 46 nga 54 kutitë e votimit, që ka kjo bashki.

Ndërsa është mbyllur procesi i numërimit në njësitë administrative Gjepalaj dhe Maminas në favor të PS-së, vijon numërimi për kutinë e fundit të qytetit dhe në njësinë administrative Xhafzotaj.

Në qytetin e vogël, PS kryeson ndaj koalicioni PD – ASHM, me respektivisht 2250 vota kundrejt 1293 vota, kur janë numëruar 16 kuti nga 17 që janë në total.

Ndërkohë e vetmja njësi administrative, ku aktualisht PD-ASHM kryeson ndaj PS-së është njësia administrative Xhafzotaj.

Në 14 qendra votimi të numëruara PD-ASHM ka mbledhur 1965 vota, ndërsa PS ka deri më tani 1721 vota.

Në rang bashkie, ndarja e votave në Shijak shkon në favor të PS-së, kur janë numëruar 46 kuti, nga 54 që ka në total qyteti i vogël dhe rrethinat e tij.

Forcë e tretë në këtë bashki, kur ka ende 8 kuti përr t’u numëruar është partia Mundësia.

PS – 6082 vota – 54.41 %

PD-ASHM – 4550 vota – 40.70 %

Mundësia – 200 vota – 1.79 %