Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 5 qytetarë nga COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar gjithashtu edhe 508 raste të reja nga 3074 teste të kryera.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Situata në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë,  Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        508

Të shëruar në 24 orë      693

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 3074

Testime totale              1,246,320

Raste pozitive                176,172

Raste të shëruara           166,702

Raste Aktive                     6,682

Humbje jete                     2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3043

Durrës             810

Fier                  644

Shkodër         528

Vlorë               287

Elbasan          291

Lezhë              237

Berat               222

Gjirokastër      203

Kukës              154

Korçë             146

Dibër               117