Mosdijeninë e plotë të ministres Elva Margariti lidhur me pyetjen e “DurrësLajm” mbi numrin e godinave që preken nga Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B, Durrës e korrigjoi kryebashkiakja Emiriana Sako.

Në përgjigjen e saj, kryebashkiakja sqaroi se projekti do të zhvillohet me 5 faza dhe gjatë fazës së parë të tij do të preken 12 familje, lista me emrat e të cilëve dhe vlerat e dëmshpërblimeve përkatëse do të publikohen së shpejti, ndërsa në total nga projekti pritet të preken 80 godina.

Kryebashkiakja Sako nënvizoi se dëmshpërblimi i banorëve do të realizohet konform legjislacionit në fuqi, ndërkohë që qytetarët do të kenë afat 45 ditë për të bërë ankimimet e tyre.

M.B.