Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për procesin e fiskalizimit, i cili ka hyrë në fuqi që në muajin korrik.

Ndërsa nënvizon vështirësitë që po kalon biznesi për t’u përshtatur me procesin e ri, Fortuzi ngre shqetësimin përsa i përket të dhënave konfidenciale të bizneseve.

“Çdo sipërmarrjeje tashmë humb konfidencialitetin e pavarësinë financiare, ngritur me mund për mëse tre dekada, sidomos në të dhënat për:

A: Furnitoret ku blihen mallrat ose produktet, si dhe adresat e furnitoreve.

B: Cmimet e blerjeve te mallrave.

C: Levizjet e artikujve (Artikujt me te shitur, sezonet e shitjeve etj..)

D: Klientet dhe adresat e tyre.

E: Cmimet e shitjeve dhe preferenciale te klienteve

F: Xhirot dhe fitimin Ditor, Mujor, Vjetor.

G: Borxhet dhe Borxhlinjte.

H: Bankat dhe te gjitha veprimet në llogarite bankare.”,– shkruan Fortuzi.

Sipas dekanit të Fakultetit të Biznesit, Ministria e Financave duhej ta bënte këtë process sipas modelit italian.

Statusi i plotë:

Përshëndetje miq!

Nga data 1 Korrik 2021 në Shqipëri për herë të parë,filloi implementimi i proçesit të fiskalizimit tatimor, për faturat e shitjes që paguhen nëpërmjet bankës dhe nga data 1 Shtator 2021 proçesi i fiskalizimit do të bëhet edhe për shitjet me pakicë (cash).

Nga ana e bizneseve dhe kontabilistëve gjatë kësaj periudhe janë hasur shumë vështirësi dhe probleme të cilat vijnë  për shkak të mungesës së asistencës nga kompanitë e autorizuara si dhe koha e pa mjaftueshme që kanë patur për t’u kualifikuar.

Gjithashtu ky proçes shumë i rëndësishëm që ju është besuar operatorëve private (ku një pjesë le për të dëshiruar) po kërcënon disa të dhëna konfidenciale të bizneseve që mbrohem me ligj.

Kështu me anën e të ashtuquajturit “Fiskalizim”, aplikimi me programin online ose Cloud, rrezikon potencialisht të dhënat konfidenciale të bizneseve.

Çdo sipërmarrjeje tashmë humb konfidencialitetin e pavarësinë financiare, ngritur me mund për mëse tre dekada, sidomos në të dhënat për:

A: Furnitoret ku blihen mallrat ose produktet, si dhe adresat e furnitoreve.

B: Cmimet e blerjeve te mallrave.

C: Levizjet e artikujve (Artikujt me te shitur, sezonet e shitjeve etj..)

D: Klientet dhe adresat e tyre.

E: Cmimet e shitjeve dhe preferenciale te klienteve

F: Xhirot dhe fitimin Ditor, Mujor, Vjetor.

G: Borxhet dhe Borxhlinjte.

H: Bankat dhe te gjitha veprimet në llogarite bankare.

Mendoj se proçesi i fiskalizimit duhej të bëhej sipas modelit italian, nga Ministria e Financave,me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave si dhe ti garantohej dhënia e asistencës bizneseve në kohë reale për ç’do problematikë.

Shpresoj që ky proçes të mos katandiset si proçesi i instalimit të kasave fiskale me imponim në vitin 1994 dhe 1998.