Disa persona, punonjës sigurie në port dhe agjentë doganorë janë shoqëruar në policinë e Durrësit pasi një kontenier i ngarkuar me banane nuk kishte plumbçe, pra ishte i hapur.

Pas kontrollit policor, ka rezultuar se në kontejnerin me banane mungonin disa arka, të dyshuara të mbushura me lëndë narkotike.

Policia pritet të japë një version zyrtar në lidhje me ngjarjen, pasi deri më tani nuk ka dalë me një njoftim për shtyp.

Në ndihmë të policisë do të jenë kamerat e sigurisë në perimetrin e portit, që do të bëjnë të mundur zbulimin dhe lëvizje e autorëve të dyshuar.