Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e policisë së Durrësit, ku u arrestuan 15 persona të dyshuar për vrasje.

Mësohet se dhunimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj ditën e dielë në autostradën Durrës-Tiranë ka bërë që policia dhe prokuroria të shkojë në gjurmët e një grupi kriminal.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe Ilirjan Feci si dhe Alban Hajdari. Po ashtu edhe dy vëllezërit Beqiraj janë vënë në pranga nga policia pas rrëfimit të tyre për qëllimin e grupit kriminal ku bënin pjesë.

Grupi kriminal dyshohet se kishte në shënjestër edhe Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”.