Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë në makinën e punës, shumë larg banesës së tij.

Sipas kolegëve të 38-vjeçarit, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni. Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të portit të Durrësit.

Mësohet se mjeti që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.

Ndërkohë, viktima do të përcillet në orën 14:00 për në banesën e fundit.