Nga av. Fatmir Merkoçi*

Në median tuaj është paraqitur vjedhja e  jahtit “Tamomar 2” në portin e Durrësit, më datë 23 qershor. Shitësit nëpërmjet avokatit (për të cilin nuk dimë pozicionin juridik, pasi nuk jemi në dijeni të një prokure nga ana e tij) kanë ngritur pretendimin se: 

  1. Nga ana e blerësit D.Alikaj nuk është bërë likujdimi i vlerës monetare.
  2. Jahti rrezikomte mbytjen etj etj.

Këto pretendime jo vetëm janë të pabaza por janë dhe “alibia” e kësaj grabitjeje të jahtit më mes të ditës.

Kontrata është e nënshkruar para noterit publk. Palët sipas kontratës. bien dakort me blerjen duke ia kaluar menjëherë shumën në bankë. Pjesë e shumës, është paguar në llogarinë bankare të shitëses L.M. Këtu nuk po shpjegojmë shumën e marrë në dorë nga përfaqësuesi i saj ligjor, Mario, shumë e cila u kërkua urgjent për nevoja shëndetësore.

Në kontratë është e shkruar taksativisht se :Shitësja L.M. brenda një muaji kishte detyrim të bënte çrregjistrimin e jahtit në San Marino dhe ta paraqiste për të bërë veprimet e kalimit të shumës së mbetur, Dhe të proçedohej për kalimin e pronësisë në emër të blerësit D. Alikaj. Që nga momenti i nënshkrimit të Kontratë-Shitjes dhe deri më sot shitësja L.M. nuk e ka bërë çrregjistrimin e jahtit në San Marino.

Dhe pse nga ana e blerësit shitëses L.M. i është kërkuar sjellja e çrregjistrimit, ajo me vetëdije nuk e ka kryer çrregjistrimim e jahtit.

Por dhe pse nuk kishte asnjë kontakt me jahtin. dhe pse blerësi D.Alikaj vazhdonte ta posedonte, ruante, mirëmbajtje, mbajtja në punë e kapitenit të jahtit, ankorimi etj, shitësia L.M. vazhdon të mos e bëjë çrregjistrimin. 

Në këto kushte, para katër a pesë muajsh përfaqësuesi i saj ligjor Maurio ( i jati) i kërkon kapitenit të jahtit të nxjerrë jahtin dhe ta dërgojë në Malin e Zi, gjë që nuk mundi ta realizojë.

Në mashtrim të ligjit, tashmë edhe nëpërmjet avokatit të pretenduar të saj, jahti del nga ankorimi, për të dalë nga porti, por pa kapitenin në jaht.

Njoftimi për daljen e jahtit. u bë nga njerëz të ndryshëm. Kapiteni i jahtit i dërgoi blerësit D.Alikaj. foto dhe video të jahtit duke e njoftuar se jahtin e kan marrë persona të tjerë.

Në këto kushte, dhe pse dihej që ankorimi dhe çdo gjë në jaht, bëhej tashmë nga blerësi D. Alikaj askush tjetër nuk e njoftoi për këtë dalje. Me marrjen e këtij njoftimi. D.Alikaj. si posedues dhe blerës tashmë potencial dhe i vetëm. njoftoi Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Policinë Kufitare, doganën, etj.

Me njoftimin nga ana e D. Alikajt të gjithë u vunë në lëvizie.

Pasi organet shtetërore filluan veprimet “çuditërisht” jahti u rikthye por gjatë kësaj kohe shtetasi D.Alikaj, po bënte Kallëzim Penal për vjedhjen e jahtit “Tomomar 2”

Për të justifikuar grabitjen, grabitësit e kthyen jahtin dhe e nxorrën në tokë.

Me këtë veprim, del në pah dhe mos çrregjistrimi në San Marino i jahtit nga shtetësja italiane L.M. Veprimet e daljes  nga ankorimi për në det janë të paligjshme pasi shitësia nuk ka asnjë tagër për ta ncjerrë jahtin, pasi kontrata e shitjes është dërguar që në momentin e nënshkrimit në organet portuale, pasi po përgatitej dokumentacioni për kalimin e pronësisë.

Për mosveprimin e kësaj shtetaseje, është njoftuar dhe San Marino.  Veprimet e Av. A.F. i cili pretendon se mbron interesat e shitëses janë veprime të paramenduara. Në pretendimet e ngritura pranë jush. Av. A.F. nuk sqaroi:

-Pse nuk është plotësuar kushti i kontratës?

-Pse nuk është kryer çrregjistrimi i jahtit në San Marino. Kush e ka poseduar, mirëmbajtur, riparuar etj etj jahtin?

-Mbi çfarë veprimi juridik e ligjor jahti doli nga ankorimi drejt detit.

-Përse nuk u kontaktua me palën poseduese D.Alikaj, për veprimin që do kryhej?

-A ka një anullim të kontratës dhe a ishte njoftuar noteri në të cilën është firmosur kontrata për anullimin e saj?

Ndaj këru kemi të bëjmë me një “grup” i cili punon në bashkëpunim, për grabitje, pasi askush nuk mundet të kryejë një veprim të tillë i vetëm.

Ndaj blerësi D.Alikaj bëri kalzim pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Për të qënë korrekt me ligjin dhe për t’i paraprirë çdo veprimi antiligjor, që mund të kryhej nga grabitësit.

Tashmë kjo çështje është në duart e Prokurorisë, e  cila do të zbardhë të gjithë të vërtetën.

  • Av. i shtetasit D. Alikaj, blerësit të jahtit