Një 29-vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burrat e familjes (babai, vëllai dhe i fejuari i saj). Ngjarja ndodhi në banesën e saj ku jetonte së bashku me prindërit.

Mësohet se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj. Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. Tri burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.