Sot më 26 qershor, në Portin e Durrësit u zhvilluan aktivitete të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Detarit dhe 100-vjetorit të Flotës Detare Shqiptare, një ngjarje me rëndësi kombëtare që nderon kontributin e jashtëzakonshëm të detarëve tanë ndër vite.

Aktivitetet nisën me ceremoninë përkujtimore në sheshin “Marinari”, duke vijuar me homazhe pranë bustit të detarit dhe më tej në bordin e anijes ushtarake “Lissus” me sesione tematike mbi sigurinë detare, sfidat dhe të ardhmen e profesionit të detarit në Shqipëri.

Panelistë dhe përfaqësues nga forcat detare, institucionet akademike, sektori privat dhe organizatat ndërkombëtare ndanë ide e vizione për një të ardhme më të sigurt, të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse për detarinë shqiptare.

APD shpreh nderimet dhe mirënjohjen e institucionit për çdo detar që ka shërbyer dhe shërben me përkushtim, nën çdo mot e në çdo det.