Data 25 nëntor shënon Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave dhe ditën e parë në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Shoqata, “Paqe e Siguri”, ish-shoqata e grave me probleme sociale, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Policisë Durrës ka çelur ditën e sotme në sheshin “Liria”, fushatën nën sloganin “Bëje botën portokalli” dhe “Të ndalim dhunën ndaj grave tani”. Kjo fushatë ka si qëllim rritjen e ndërgjegjesimit të të rinjëve kryesisht burra dhe djem mbi fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nxitjen e ndërrmarrjes së veprimeve të përbashkëta për prandalimin e këtij fenomeni.

Koordinatorja e kësaj fushate, Erisilda Shpata tha se në fokus së aktivizmit qëndron eliminimin i dhunës ndaj grave apo vajzave dhe do të përfundoi më 10 dhjetor që përkon me ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Në kuadër të këtyre 16 ditëve të aktivitetizimit, shoqata, “Paqe e Siguri”, ish-shoqata e grave me probleme sociale ka planifikuar organizimin e një sërë aktivitetetsh duke filluar me aktivitetin e sotëm hapës dhe më pas me aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe në universitetin “Aleksandër Moisiu”,- u shpreh koordinatorja.

Shpata shpreson që me hapjen e kësaj fushate të bëhet sensibilizimi i sa më shumë qytetarëve.

“Synimi i kësaj fushate është sensibilizimi i shumë qytetarëve, të rinjëve dhe të rejave për t`i dhënë fund dhunës ndaj grave.”,– tha Shpata.

Fushata sensibilizuese për dhunën ndaj grave do të vazhdojë për 16 ditë me radhë duke u zhvendosur në gjimnazet e Durrësit dhe Universitetin “Aleksander Moisiu”.