Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare regjisori Vladimir Kasaj. Mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie cerebrale, duke lënë në dhimbje familjarët dhe miqtë e tij.

Kasaj është autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’. Kasaj i takon brezit të regjisoreve të viteve 70-80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike.

Kasaj i ka kryer studimet në Rumani në Akademinë e filmit rumun, dhe më pas të gjithë jetën e tij ia dedikoi regjisurës.