Emocione dhe spektakël ofron 90-minutëshi mes Partizanit e Teutës në “Elbasan Arena”, teksa rrebeshi i shiut që shoqëroi gjithë ndeshjen, në fund “përmbyti” durrsakët, të cilët kryesonin deri në minutën e 90’, por dolën pa pikë.
“Të kuqtë” e Ilir Dajës ia dolën të realizojnë një përmbysje spektakolare, duke shënuar në minutën e 90’ me penallti me Junior dhe në të 96-ën me Carënm, që vulosi fitoren e dytë sezonale për kryeqytetasit.
Ishte Teuta që kaloi e para në avantazh më Pepi Gjorgiev në minutën e 26-të të takimit.
Në të dytën, të kuqtë u hodhën në sulm për të gjetur barazimin, por erdhi vetëm në minutën e 90-të nga një penallti e shndërruar në gol nga Zhunior.
Më herët, Aleksi dhe Albion Marku lanë lojtarët me 10 lojtarë pas një përplasje. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 96-të ku Tedi Cara pas një veprimi të bukur mposhti Pano Qirkon duke i dhuruar 3 pikë Partizanit.
Sfida u luajt deri në minutën e 100-të, por rezultati nuk ndryshoi.
Nuk mungoi as tensioni në fushë, me dy skuadrat që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë, ndërsa në fund feston Partizani, që merr fitoren e dytë sezonale dhe Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.
Dramë në “Elbasan Arena”, Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vrau vjehrrën dhe vjehrrin, konfirmohet dënimi me 30 vite burg për shqiptaren
“Do të themi se e gjetëm në rrugë”, si e transportuan dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare 3 të arrestuarit në Greqi
Irani vlerëson dëmet e luftës në 270 mld dollarë, kërkon kompensim nga vendet e rajonit
Fermerët e kritikuan për Salianjin, Berisha: Hante dreka me Agasin dhe përdorte Suel Çelën





