Këto pamje nuk kanë nevojë për shumë koment. Ndotja ambientale në kanalin e ujërave të larta në zonën e Arapajt është në nivele mjaft kritike.
Me qindra bidonë plastikë dhe mbetje të tjera urbane shihen përgjatë shtratit të kanalit, ndërkohë që era e rëndë që shkaktohet nga dekompozimi i mbetjeve urbane e bën situatën edhe më alarmante në të gjithë zonën përreth.
Mbetjet urbane të transportuara nga rrjedha e ujit janë depozituar pranë këmbëve të urës, duke krijuar pirgje të mëdha me mbeturina të gjithëfarllojshme.