Ka nisur numërimi i votave për kandidatët në listat e hapura në qarkun e Durrësit, dhe deri më tani janë përpunuar vetëm 32 nga 493 kuti votimi. Të dhënat e para nxjerrin në krye të garës brenda Partisë Socialiste Arkend Ballën, i cili ka marrë 1,715 vota preferenciale. Pas tij renditet Ilir Ndraxhi me 1,136 vota, Ani Dyrmishi me 593, dhe Etleva Budini me 209 vota.

Në kampin opozitar, më i votuari deri më tani është Arjan Ndoja i Partisë Demokratike me 743 vota, ndjekur nga Emri Vata me 519 vota, Skënder Dika me 509, dhe Ndrec Pjetri me 417 vota.

Deri tani, votat e numëruara përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të rezultatit final, por sinjalizojnë një garë të fortë brenda listave të secilës parti. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të tjera në orët dhe ditët në vijim.