Kapiteni i Rangut III, Bledar Kasneci është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 40-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Shërbimi Hidrografik, ku përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Kasneci ishte i infektuar me COVID-19.

“Lajm shumë i trishtë për Forcën Detare. Sot u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare Kapiten i Rangut III Bledar Kasneci. Virusi tinzar i mori jetën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.”, thuhet në postim.