Një qytetare ka shprehur shqetësimin e saj për pallatin e rindërtuar pas tërmetit në lagjen nr 5, ngjitur me pallatin e saj ku banon.

Në një denoncim në redaksinë e “DurrësLajm“, banorja thotë që pallati është ndërtuar në kundërshtim me ligjin, pasi dy ndërtesat nuk kanë as një gjysëm metre distancë nga njëri-tjetri, për të cilën kanë bërë edhe ankesë në bashki. Tjetër shqetësim i qytetares është edhe prishja e trotuarit para pallatit të saj në kohën kur rindërtohej pallati i shembur nga tërmeti.

“Pershendetje dhe puna e mbare! Doja te ngrija nje problem qe kemi hasur ne lagjen 5. Banoj ne pallatin ngjitur me pallatin e sapo ndertuar nga rindertimi ( per shkak te prishjes nga termeti). Pallati eshte i perfunduar, dje kishin vijuar me shtrimin e trotuarit dhe problemi esht se trotuarin e kishin bere deri tek fundi i pallatit te rindertuar nderkohe qe vete ndertuesit gjate ndertimit kane prishur dhe trotuarin tone ( ngjitur) dhe nuk e kane sistemuar. Praktikisht trotuari ka mbetur vec 1 meter i shkaterruar. Tani ne si banore, pervec faktit qe pallati u ndertua ne kundershtim te plote te ligjit dhe rregullave te ndertimit ne distance as gjysem metri nga pallati jone, per te cilen beme ankese ne bashki akoma pa filluar puna por nuk u mor fare ne konsiderate nga bashkia. Gjithashtu kemi mbi 1 vit qe eshte shkaterruar komplet rruga Hysen Myshketa, kemi qene gjithe kohes te mbuluar ngs balta dhe pluhuri gjithsesi gezohemi per familjet qe humben shtepiat dhe skemi cfare themi.

Po keto ambjentet e perbashketa te cilat vete ndertuesi i ka prishur per efekt te ndertimit , kush i rregullon? Sepse ne si banore e kemi te pamundur te marrim firme ndertimi per vetem 1 meter trotuar nderkohe qe ata i kane gjithe materialet dhe punetoret ne dispozicion….”, shprehet qytetarja.