Familjarët e Mark Gjon Cakës, banor i lagjes nr. 16 në Durrës, kanë ngritur alarmin për zhdukjen e të afërmit të tyre.
79-vjeçari, ish-ushtarak, është larguar nga banesa ditën e djeshme rreth orës 15:00 dhe që atëherë nuk është parë më.
Sipas familjarëve, Caka vuan nga skleroza dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore të vazhdueshme.
Ata apelojnë për ndihmën e qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij ose e shohin diku, të telefonojnë menjëherë në numrin 0694896933 ose të njoftojnë Policinë e Shtetit.