Kandidati për deputet në listën e hapur të PS për qarkun e Durrësit, Erjon Meka ka zhvilluar një takim me komunitetin e Steblevës, të ardhur gjatë 30 viteve të fundit nga zona e Librazhdit.
Gjatë takimit, Meka, i cili është aktualisht deputet në Kuvend, u njoh nga afër me shqetësimet e ngritura nga banorët, por edhe aspiratat e tyre për të ardhmen.
“Si përfaqësues i qytetarëve, mbetem i angazhuar të jem zëri i çdo komuniteti, duke promovuar politika që mbështesin përfshirjen, zhvillimin dhe mirëqenien. Më 11 maj, kërkoj me përulësi mbështetjen tuaj”,- shkruan ndër të tjera deputeti Meka në një postim në rrjete sociale.
Postimi i deputetit Erjon Meka:
Pata kënaqësinë të takoj komunitetin e respektuar të Steblevës në qytetin e Durrësit.
Një komunitet që ka ruajtur me dinjitet vlerat, traditat dhe identitetin, duke kontribuar çdo ditë në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit tonë.
Në këtë takim, ndamë shqetësime, ide dhe aspirata për të ardhmen.
Si përfaqësues i qytetarëve, mbetem i angazhuar të jem zëri i çdo komuniteti, duke promovuar politika që mbështesin përfshirjen, zhvillimin dhe mirëqenien.
Më 11 maj, kërkoj me përulësi mbështetjen tuaj:
Voto Nr.5 – Partinë Socialiste
Vendos një X pranë emrit tim – Erjon Meka
Çdo votë është një besim që e mbaj me përgjegjësi dhe përkushtim.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!