Ekipi “Jonas Wrestling” ka shkëlqyer në kampionatin e mundjes U9 të zhvilluar në Durrës, duke u shpallur kampion i aktivitetit pas një paraqitjeje të suksesshme të sportistëve të rinj.

Vendin e parë në kategoritë e tyre e fituan Frenki Huda (23 kg), Aiden Kurti (26 kg), Anthony Nano (29 kg), Abdullah Sinani (32 kg) dhe Brajdi Mehmet (38 kg).

Një vlerësim i veçantë shkoi për Aiden Kurtin, i cili u shpall “Sportisti Më i Mirë i Aktivitetit”, falë performancës së tij të spikatur në tapet.

Suksesi i ekipit vjen si rezultat i punës së sportistëve dhe trajnerëve Altin Kurtit dhe Elton Azunit.