Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Salla Operative në portin e Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali) drejt vendit tonë.

Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit. 6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore”,- njofton APD përmes një postimi në rrjete sociale.