Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore” në Durrës, Igli Cara ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke përfshirë shqetësimin e Ninës, një gruaje që jeton në Danimarkë, por gjithmonë ka ndier një lidhje të fortë me qytetin bregdetar.

Në videon e shpërndarë nga Cara në rrjetet sociale, Nina shpreh hidhërimin e saj për gjendjen e plazhit të Durrësit.

Postimi i plotë:

Historia e Ninës është frymëzuese.

Me familjen e saj jeton në Danimarkë, por stacioni i përhershëm është Durrësi.

Bashkë me fëmijët e birësuar, gjejnë paqe këtu, por ndihet e keqardhur për shkatërrimin e plazhit të madh të Durrësit.

Në 11 Maj të bëhemi bashkë, për Shqipërinë tonë, për vendin më të bukur në botë!

Voto numrin 1 !

Partia Demokratike Dega Durrës