Dy fusha të reja sportive shtohen në Durrës.

Vazhdon puna për rehabilitimin e hapësirës sportive në Xhafzotaj, Njësia Administrative Rrashbull, e cila do të shndërrohet në një qendër moderne rekreative për komunitetin.

Projekti përfshin ndërtimin e një fushe futbolli dhe një fushe basketbolli, me standarte bashkëkohore si edhe sistemimin e ambienteve përreth duke krijuar një hapësirë moderne dhe polifunksionale për të gjitha moshat.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka publikuar videon dhe thotë se kësisoj do të ketë më shumë hapësira cilësore për komunitetin.