Mbërrjnë në zonën pranë Velierës ekipet xheniere, që pritet të merren me ç’aktivizimin e lëndës eksplozive, të konstatuar mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë së Durrësit.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi atë çfarë po ndodh në zonë, e cila është rrethuar me shiritë sigurie, ndërkohë që vihet re prezencë e madhe policie, prej të paktën 1 orë.
Siç duket edhe në pamjet filmike, ekspertët antieksploziv po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura para se të nisin punën për ç’aktivizimin e lëndës plasëse.
Siç mësohet nga burime nga vendngjarja, xhenierët kanë mundur të bëjnë ç’aktivizimin e lëndës plasëse, e cila thuhet se ka një peshë rreth 200 gram.