Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.

Djali ka vrarë babanë, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus, bëjnë me dije burime policore.

Të njejtat burime konfirmojnë, se ngjarja ka ndodhur 20 ditë më parë në fshatin Shënvlash.

Ka qenë vetë i biri, i identifikuar me inicialet E.B., që ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se i ati është larguar nga banesa që prej 13 gushtit.

Sektori i Krimeve të Rënda pas hetimeve ka zbuluar rastin.

Më tepër detaje pritet të mësohen në vijim.

Lexo detajet e reja: