Fluks pasagjerësh dhe turistësh që vijnë në vend për pushime përmes pikës kufitare të portit të Durrësit.

Mëngjesin e kësaj të shtune në Portin e Durrësit kanë mbërritur nga Bari 2 tragete me 3695 persona dhe 1059 mjete në bord, konkretisht Rigel II dhe GNV Azurra në orën 08:00.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë dhe 2 tragete të tjerë nga Bari në mbrëmje, dhe një nga Ankona në mesditë.

Për të shmangur radhët janë shtuar stafi i personelit, teksa bëhet me dije se fluksi pritet të vijojë deri më 20 gusht.