Teksa po i afrohemi orës së fundit përpara se procesi i votimit të mbyllet, fluksi në qendrat e votimit në Durrës, si në ato në qendër të qytetit dhe në periferi, duket i ulët.
Qytetarë të paktë në numër paraqiten pranë QV-ve, dhe duket se situata nuk do të ndryshojë deri në orën 19:00.
Thuajse pa qytetarë prezentë paraqiten qendrat e bulevardit prane QV-ve ku votojnë lagjet kryesore të qytetit.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime në qarkun Durrës ka qenë 37.06 %.
“DurrësLajm” sjell më poshtë pamje nga procesi i votimit në disa qendra votimi:
Teatri “Aleksandër Moisiu”
Lagjja nr.17, shkolla “Rilindja”
Shkolla “Jan Kukuzeli”