Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj thirrjes së ambasadores së SHBA ,Yuri Kim e cila tha se PD-ja duhet të shohë nga e ardhmja.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti i Durrësit ka renditur disa arritje të PD-së, të cilat sipas tij nuk mund të harrohen dhe duke bërë që çdo demokrat të ndihet krenar.

“Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!“, shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

E shkuara” e PD eshte histori suksesi , krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!

E shkuara e PD eshte permbysja e komunizmit dhe hapja e rruges per demokraci!

E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.

E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!

E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!

E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.

E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!

E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!

Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot , kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!

Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!