Edlir Tetova do ti japë lamtumirën në fund të këtij sezoni, duke mbyllur karrierën e tij me rrogozhinasit pas përfundimit të “FINAL Four”. Ky është lajmi që është shpërndarë sot dhe që pritet të konfirmohet në konferencën për mediat qe do mbajë klubi rrogozhinas ditën e nesërme. trajneri durrsak ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me rrogozhinasit me të cilët fitoi gjithçka në futbollin shqiptar, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij, pikërisht te klubi i qytetit të lindjes, Teuta.

Tetova aktualisht vuan pezullimin 6-mujor nga FSHF pas ngjarjeve në ndeshjen me Vllazninë, ndaj nëse kjo situatë nuk ndryshon, ajo do të ketë qenë ndeshja e fundit e tij në pankinë me ekipin rrogozhinas me të cilin arriti majat e futbollit tonë. Për Tetovën, rikthimi te Teuta do të ishte një rikthim emocionues te skuadra ku nisi karrierën si futbollist, duke pasur mundësinë të punojë pranë familjes gjatë fazës së tij të rikuperimit nga problemet e tij shëndetësore.