Durreslajm mëson se në krye të këtij institucioni është emëruar Renis Mullaj. Ai ka mbajtur më herët postin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës. Në momentin e emërimit të tij në këtë detyrë, ai u bë nënkryetari më i ri në moshë në historinë e bashkisë.
Mullaj zëvendëson në këtë detyrë Ani Dyrmishin, i cili dha dorëheqjen rreth dy muaj më parë, pasi u përfshi në listën e hapur të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste për qarkun Durrës.
Aktualisht, në moshën 28-vjeçare, Renis Mullaj mund të jetë ndër drejtuesit më të rinj në moshë që u ngarkohet përgjegjësia e institucionit më të rëndësishëm shëndetsor në Qarkun e Durrësit.
