Nga Fatmir Minguli
Të shkruash sot për portrete njerëzish të sotëm, qofshin ata njerëz të artit, biznesit apo shkrimtarë, sportistë apo dhe çdo lloj tjetër profesioni, mendoj se nuk është e lehtë.
Kjo sepse koha sot ecën shpejt, ngjarjet janë të shumta në hapësirë dhe në kohë dhe qyteti yt sikur të duket i vogël.
Po, Durrësi yt zvogëlohet kur mëson se një artist i ri si Eni Haxholli, flautist i rendit të parë operon në qytete e shtete të ndryshme të Europës.
Por ky qytet vjen e zmadhohet kur mëson se djaloshi Eni Haxholla i lindur në 1991 në Durrës ka mbaruar liceun artistik emblematik” Jan Kukuzeli” dhe mbasi është diplomuar në Unìversitetin e arteve në Tiranë për flaut, spirancën e ka gjithmonë të hedhur në Durrës.
Eshtë metafora e marinarit durrsak qё shkon e vjen nëpër detra dhe Eni Haxholli shkon e vjen nëpër skena të ndryshme të muzikës europiane e përsëri ankorohet në qytetin e tij.
Prej tetë vetësh është pedagog i muzikës pranë “Albanian Colege” Durrës dhe Tiranë në të dy kampuset.
Ka luajtur me flautin e tij së bashku me muzikantë të shquar europianë si Giannpaolo Pretto, Itali, Klaudio Stein, Gjermani, Berten D’ Hollander, Belgjikë, Elena Cecconi, Itali, Peter Mimura, Austri.
Dhe jo vetëm kaq! Eni i gjithanshëm ka luajtur me orkestra nën drejtimin e dirigjenteve shqiptare si Petrika Afezolli, Alqi Lepuri, Altin Buli dhe ndёrkombёtare si Claudio Ceccato(Itali), Levon Manukyan, Petar Dimitrov (Bulgari), Guido Corti(Itali).
Këto pjesmarrje janë bërë në kuadër të masterklasave për flaut dhe tani është pjesë e Vidin Simphony Orcestra në Bullgari ku po kryen një tur koncertesh në qytete të ndryshme të Bullgarisë.
Kujtoj këtu se dhe durrsakë të tjerë, piktorë si Ermiona Stasi mori pjesë në një tjetër event special në Bullgari.
Dhe pa u shkëputur nga veprimatritë live muzikore apo koncertale Eni Haxholli ka interpretuar edhe për radio Quid Novi të Quebekut në Kanada.
Dhe kthehet përsëri në Durrës në limanin e nisjes fillestare kur shishja e shampanjës u thye në bord me diplomën e lartë të flautistit, Ai luan me Orkestrën e Durrësit, pjesmarrës i Kuintetit Frymor të Durrësit dhe formacione të tjera të muzikës së dhomës.
Por…nuk janë thjeshtë këto pjesmarrje në qytetin e tij Durrës. Ai angazhohet në regjistrime të Albumit “Historie du Tango” nga kompozitori Piazolla për flaut dhe kitarë së bashku me kitaristin dhe pedagogun e kitarës në Universitetin e Artit në Tiranë Arbёr Çerri.
Flautisti Eni nuk bёn vetëm vetëm regjistrime. Ai ka interpretuar vepra muzikore për flaut solo në skena të ndryshme kulturore në Tiranë duke bashkëpunuar me artistë indipendentë në regjistrime të albumeve të ndryshme. Ka tre vjet qё jep leksione të flautist online për student tё kombёsive tё ndryshme.
Dikush mund të pyesë “ Përse kaq e privilegjuar kjo vegël e vogël e delikate që e ka emrin flaut?” Me të drejtë pyetja bëhet jo vetëm për flautin por edhe për flautistin dhe mund të gjejmë dhe përgjigjen: “ Flauti shkon të kërkojë flautistin dhe flautisti shkon të kërkojë flautin”.
Kjo thënie e Rabindranath Tagorës na çon në një ide të ekzistencës së magjisë që kjo vegël e cila vjen nga prehistoria, e zotëron.
Jean Paul Friedrich Richter, historian gjerman i artit thotë se “Flauti është shkopi i vërtetë magjik që shndron gjithçka që prek në botën e brendshme, shkopi i një magjistari nëpër të cilin hapen thellësitë sekrete të shpirtit.”
Këto thënie i shkojnë për shtat dhe artistit të ri Eni Haxholli.
Ai si me magji trajton e punon me mix gjërash. Edhe pedagog, edhe student sot e kësaj dite në masterklasin e profesorit belgjian Berten d’ Holland ku ndjek leksione privatisht.
Eshtë flautist, kompozitor këngësh dhe bashkëpuntor në realizime audiosh dhe videosh. Luan muzikë live të zhanreve të ndryshme që nga muzika klasike, bossa nova dhe jazz. Kompozon këngё pёr fёmijё dhe realizon bashkёpunim modern me aplikime tё muzikёs dhe videos sё bashku me mjeshtrin e fotografisё mediatike Griseld Hoxha.
Dhe vazhdon me regjistrimet solistike tё ve[rave tё kompozitorve tё mёdhenj Bach, Ibert, Telemann, Debussy. Tё gjitha regjistrimet- thotё Eni Haxholli – janё bёrё nё studion e kompozitorit durrsak Bledi Boraku.
Ai ёshtё dhe nuk ёshtё nё Durrёs. Magjia e flautit e çon atë si nё pёrrallat e njёmijё e njё netёve nё qiej tё hapur ku shpirti bёhet njёsh me trupin dhe ai kthehet pёrsёri nё qytetin e bukur, ballkonin e Adriatikut, Durrёsin e tij tё dashur.
Durrës, dhjetor 11, 2022