River Cleanup Albania në bashkëpunim me shkollat e Durrësit dhe Prefektin e Qarkut Durrës, instalon në zonat informale të komunitetit të lumit Ishëm koshin e parë nga riciklimi i plastikës

Sot komuniteti i lumit Ishëm dega Zezës, fshati Larushk mori një dhuratë mjaft të dashur, koshin e parë të ricikluar nga plastika e mbledhur nga shkollat e Durrësit.

U bënë bashkë nxënësit dhe mësuesit e shkollave 9-vjeçare “Abedin Dino”, “Bajram Curri” dhe ‘Vinçenc Prendushi”, dhe ricikluan shishet plastike dhe mblodhën 220 kg PET, ku me ndihmën Bashkisë Durrës, u transportuan 3 thasë masivë me shishe plastike nga shkolla drejt kompanisë së riciklimit AME-Ambient, e më pas të ardhurat e fituara nga plastika u transformuan në një kosh funksional 1200 L, si ato të qytetit; ndërkohë tri shkollat lider në dy javët e fundit mblodhën 120 kg plastikë PET dhe me ndihmën e kompanisë private Elektroitalia-Durrës, që rimburson pjesën tjetër të blerjes së koshit, po ndërtojnë Koshin Nr. 2 për komunitetin e Ishmit.

Më datë 19 Nëntor nxënësit e shkollës 9- vjeçare “Hajdar Hoxha”, fshati Larushk ndërmorën një aksion pastrimi pranë urës së lumit te Zezës, në bashkëpunim me Bashkinë Krujë, nën kujdesin e një përfaqësuesi shembullor të Bashkisë Krujë, i cili numëron disa aksione pastrimi me #RiverCleanupAlbania, Besim Sukthi⁩t.

Në shenjë mirënjohjeje për aksionin e pastrimit fëmijët e qytetit Durrësit, dhuruan koshin e ricikluar për bashkëmoshatarët e tyre të fshatit Larushk.

Kështu #RiverCleanupAlbania sjell pastrimin e një hotspoti pranë lumit Ishëm, edukimin e 4 shkollave, transformim nga e qeverisë, për t’u kujdesur për pastrimin e koshit pranë komunitetit të Larushkut që deri dje mbetjet i hidhnin në lumë nga mungesa e koshave.

Faleminderit për këtë bashkëpunim kaq qytetar e sensibilizues, edukues e atdhedashës, që shëron sado pak lumin më të ndotur në Shqipëri dhe Evropë nga plastika, Ishmin, faleminderit Prefektit të Qarkut Durrës, Roland Nasto, N/Drejtorit të Pastrimit të Bashkisë së Durrësit, Soren Dedja, Drejtorit të Pastrimit të Bashkisë Krujë, Roland Daja, kompanisë së Riciklimit italo-shqiptare AME-Ambient, Alush Xhihanit.

Mirënjohje pafund mësuesve inspirues të këtyre nxënësve që ofrojnë edukimin në vazhdim ditë pas dite, duke veçuar mësuesen Marsida Mezja e shkollës “Bajram Curri”, nëndrejtoreshën Nevruz Çizmja e shkollës “Abedin Dino”, drejtoreshën didaktike Mimoza Ismailaj dhe mësuesen Erisa Bekteshi e shkollës “Vinçenc Prendushi”, që punojnë pareshtur me këta nxënës, duke shtruar rrugën për komunitete më të pastra! 🙌💙🌊🌳🇦🇱♻️🌍