Mbrëmjen e së premtes, qytetarët durrsakë dhe pushuesit kanë pasur mundësi të ndjekin në qendër të qytetit koncertin e këngëtarëve Orgesa Zaimi dhe Land Kalemit.

“Festa e miqësisë”, e organizuar nga birra “Elbar” krijoi një atmosferë festive këtë fund gushti, ndërkohë që argëtimi mes tingujve të muzikës dhe birrës Elbar do të vazhdojë përgjatë gjithë fundjavës.

Të shumtë ishin qytetarët që shoqëruan performancën e artistëve në skenë duke kërcyer nën ritmet e muzikës moderne.

Repertori i dy këngëtarëve të njohur u duartrokit nga të pranishmit, ndërkohë që natën e sotme sheshi qendror i Durrësit pritet të ndizet nga 3 Mosketierët e muzikës shqiptare, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës, në skenën e instaluar në sheshin “Liria” do të ngjiten këngëtarët Mateus Frroku dhe Xhesika Polo.