Me rastin e festës së Shën Gjergjit, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka marrë pjesë në Meshën solemne në Kishën e Shën Gjergjit, të drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

Përpara besimtarëve të shumtë mesazhet e përcjella nga Fortlumturia e Tij ishin një thirrje për të jetuar me drejtësi, dashuri dhe përkushtim ndaj vlerave që na bashkojnë si shoqëri.

Gjatë bisedës me Kryepeshkopin Joan, Sako shprehet se kanë ndarë mendime mbi rolin e rëndësishëm që kanë komunitetet fetare në jetën sociale të qytetit dhe edukimin e brezave me vlera të shëndosha.

Në këtë ditë të veçantë, u uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe mirësi në familje, duke dëshiruar që kjo festë të shërbejë si një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore për të gjithë“, uron kryebashkiakja Sako.