Me afrimin e festave të fundvitit bashkia e Durrësit pritet të shpenzojë mbi 80 milionë lekë (të vjetra) për dekorin e qytetit.

Tenderi me objekt “Blerje dekori 2021” është hapur më 14 tetor dhe në datë 9 nëntor është shpallur fituese kompania “Iceberg Communication” me ofertën prej 8.1 milionë lekë (të reja) pa TVSH.

E njejta shumë për dekorin e festave të fundvitit është akorduar edhe një vit më parë.

Pandemia COVID-19 si dhe rindërtimi i banesave të cilat u shkatërruan nga tërmeti i dy viteve më parë, nuk e pengojnë bashkinë e Durrësit të ofrojë tendër me miliona lekë për drita dhe dekor festiv.