Mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, është regjistruar një fluks automjetesh, kryesisht kamionë, kjo dhe për shkak të festave të fundvitit që po afrojnë.

Dy tragete kanë mbërritur ditën e sotëm nga Bari, ndërsa në mesditë do të udhëtojnë drejt portit italian.

Njëkohësisht dy tragete të tjerë pritet të nisen nga porti i Barit për të mbërritur në Durrës, në orët e pasdites.

Në këto ditë të fundit të viti të gjitha agjensitë lundrues kanë realizuar lundrime dopio course.

Ndërkohë, sipas tē dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë fundjavës së kaluar kanë udhëtuar 5221 pasagjerë, 4184 prej tyre në hyrje dhe 1037 në dalje.

Vlenë të përmendet fakti se masat antiCovid kanë ulur fluksin e pasagjerëve, pasi siç duket edhe në pamjet që ka siguruar “DurrësLajm”, numri i udhëtarëve është më i ulët se ai i viteve para pandemisë.