Kryebashkiakja Emiriana Sako ishte sot pjesë e një aktiviteti të zhvilluar në “Qendrën Komunitare Multifunksionale” me femijë romë të zonës së Nishtullës.

Sako bën me dije në rrjetin social “Facebook”, se “ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të nismave komunitare të projektit ‘Ndërtojmë së bashku përfshirjen transparencën dhe fuqizimin pas tërmetit të vitit 2019’, i cili financohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).”

Postimi i plotë:

Me rastin e festave të fundvitit 🎄 në Qendrën Komunitare Multifunksionale, në një aktivitet festiv me femijë romë të zonës së Nishtullës.

Në fund të aktivitetit shpërndamë dhurata 🎁 për fëmijët të cilat u mundësuan në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të nismave komunitare të projektit “Ndërtojmë së bashku përfshirjen transparencën dhe fuqizimin pas tërmetit të vitit 2019” i cili financohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).