Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare nga APD, përgjatë kësaj fundjave (8.07.22 – 10.07.22) në hyrje nëpërmjet Pikës Kuftare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

Janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.