FOTO: Një grup skautistësh italianë që nga Porti i Durrësit do të vijojnë turin e tyre drejt alpeve shqiptare

Porti i Durrësit këto ditë të fundkorrikut po përballet me fluks pasagjerësh, kryesisht emigrantë dhe turistë të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri.

Vetëm këtë të diel në port mbërrijnë 6 tragete.

Katër prej tyre (3 të linjës së Barit dhe 1 i Ankonës) mbërritën paraditen e sotme duke sjellë 4550 udhëtarë, ndërsa dy tragete të tjera nga Bari pritet të mbërrijnë në mbrëmje për të sjellë dhe afro 3000 persona të tjerë.

Në vendkalimin kufitar të Durrësit punohet me kapacitet të plotë për të përballuar këtë fluks që do të vijojë dhe gjatë muajit gusht.