Pak para se ish-kryeministri Sali Berisha të mbërrijë në Durrës, për të mbajtur “Foltoren” e radhës, dhjetra demokratë janë mbledhur para pallatit të Kulturës “Aleksandër Mosiu”, aty ku dhe do të mbahet takimi.

Nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, duket se mes pjesëmarrësve janë edhe shumë figuar të njohura të Partisë Demokratike.

Bie në sy mungesa e kryetarit të degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferaj, ndërkohë figurat e shquara të PD-së nuk pranuan të prononcohen.